Friday , 22 October 2021

TRAJLERI GODET AUTOBUSIN, PLAGOSET 1 FEMIJE

Një fëmijë mbeti i plagosur pas përplasjes së një autobusi me një trajler. Aksidenti ndodhi paraditen e së mërkures në superstraden Lezhë-Milot, pranë kryqezimit të Ishull-Shëngjinit.

Autobusi u godit nga pas nga trajleri dhe përfundoi jashtë rruge, ndërsa fëmija i cili mbeti i lënduar u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ku pasi mori ndihmen e parë mjekësore bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë, pasagjeret e tjere të cilët ishin në autobusin që po vinte në drejtim të Lezhës, nuk moren lëndime. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri me dije se ka shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në këtë aksident dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga aksidenti u krijuar për disa minuta trafik i rënduar gjatë superstrades dhe u desh ndërhyrja e policisë rrugore për normalizimin e lëvizjes.

Lexoni dhe kete

VRASESI I OFICERIT NE LEZHE KISHTE KALLEZUAR POLICINE PER DHUNE

21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha …