Thursday , 23 February 2023

TRITOLI NDAJ AUTOMJETIT TE INSPEKTORIT TE TATIMEVE SHKODER, GRUPI HETIMOR….

Deri me tani policia dhe grupi hetimor nuk kane arritur te zbulojne asgje ne lidhje me bomben artizanale e cila dyshohet se kishte synim kryerjen e atentatit ndaj Nehat Zaganjorit punonjesit te tatimeve. Nga ana tjeter nga sa mesohet sasia e vogel e tritolit dhe mjeti i vendosur me nje fitil zjarr percjelles si dhe nje magnet, kane shkaktuar mjaft paqartesi ndaj grupit hetimor. Kjo per shkak se mjeti shperthyes eshte gjetur rreth gjysem metri larg mjetit ne ane te trotuarit, ndersa fitili zjarr percues nuk ka qene i ndezur, si dhe magneti i perdorur per fiksim ne mjet. Nga ana tjeter nuk kishte asnje lloj paisje tjeter per nje komandim ne distance.

Si dhe mbeshtjellja e lendes plasese eshte bere me nje leter te bardhe. Grupi hetimor eshte i paqarte nese kemi te bejme me mesazh kercenues, apo me nje atentat te deshtuar. Ndersa sa mesohet nga hetimi inspektori tatimor nuk ka konflikte me askend madje as te aferm te tij. Puna qe bene ne tatim taksat e shkodres eshte ajo e inspektorit per vjeljen e detyrimeve te prapambetura. Por qe kjo pista e vetme eshte puna e tij si inspektor tatimesh. Ende nuk kemi nje version zyrtar per kete raste. Gjate ketij viti ne Shkoder kane ndodhur nje sere ngjarjesh te renda kriminale te cilat kane tronditur metropolin e veriut. Sent from my Samsung Galaxy smartphone.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI POLICOR “FIJET”

Policia e Shtetit vijon me fazën e dytë të planit operacional policor të koduar “Fijet”. …