Friday , 3 February 2023

TURIZEM SI NE MESJETE TEK KROI I BARDHE NE MIRDITE

Sezoni turistik është hapur që prej muajit maj dhe numri i vizitoreve është gjithnjë në rritje, por edhe këtë vit turizmi malor në Kroin e Bardhe në Mirditë po përballet me probleme, për shkak të mungeses së investimeve.

Ky vend turistik mes malit të Didhës dhe atij të Kunorës, është shumë i përmendur për ujin e rrallë kurativ që ka dhe gjatë viteve të fundit numri i vizitoreve nga Shqipëria dhe jashtë saj ka ardhur gjithnjë në rritje.

Ata e konsiderojnë absurditet lënien jashtë vemendjes të kësaj zone me potencial dhe vlera të jashtëzakonshme turistike. Ky burim uji daton më shumë se 1 shekull më parë dhe ka vlera të jashtëzakonshme kurative dhe shëruese të sëmundjeve të ndryshme, thotë kimisti Zef Lleshaj.

Numri i vizitoreve në Kroin e Bardhë gjatë stinës së veres arrin deri në 5 mijë përsona, shifer kjo që mund të katërfishohej, nëse do rehabilitohej rruga e cila është thuajse e pakalueshme.

Lexoni dhe kete

MARSHIM HOMAZH PER TRAGJEDINE E HIMARES NE SHENGJIN

Dioqeza e Rrëshenit në bashkëpunumim me organizata të Shoqërise Civile në Kurbin e Lezhë, u …