Thursday , 23 February 2023

U RINDERTUA PAS TERMETIT, PALLATI NE LEZHE I KYÇUR

I inauguruar prej gati 1 muaj nga kryeministri Edi Rama, pallati 88 në lagjen “Skëndërbeg”, të qytetit të Lezhës ende nuk ka hapur dyert për banoret. Objekti 4 katësh i cili u dëmtua nga tërmeti dhe u rindërtua përmes donacioneve qëndron i kyçur.

Asnjë nga 16-familjet e komunitetit rom dhe egjiptian nuk i kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja, ndërsa kanë frikë të flasin se mund të ngelin fare pa shtëpi.

Fqinjet e këtyre familjeve e konsiderojnë absurditet me vënien në funksion të këtij pallati, ndërtimi i të cilit ka përfunduar prej më shumë se 6 muajsh.

Në pallatin 88 nuk është lidhur ende energjia elektrike dhe uji i pijshem, ndërsa Bashkia e Lezhës nuk jep asnjë sqarim se pse pallati qëndron i kyçur.

Lexoni dhe kete

“LAND AND SAND ART FESTIVAL” NË VELIPOJË

“Land and sand Art Festival” është festivali i parë i skulpturave të artit në rërë. …