Thursday , 23 February 2023

“UDHA E KRYQIT” NË MALIN E TARABOSHIT

Besimtarë të shumtë të Shkodrës kanë marr pjesë në Udhën e Kryqit në Malin e Taraboshit.

Koha e Kreshmeve është një kohë e veçantë lutjeje. Në vigjilje të Pashkës Katolike, që nga viti 1998 besimtarët e ndryshëm përkujtuan përmes këtij rituali vuajtjet e Jezu Krishtit.

Arqipeshkvi i Shkodër Pult Imzot Angelo Massafra u shpreh se kjo udhë kryqi të jetë një lutje për paqe në botë…

Të udhëhequr nga Famullitari i Shkodrës Dom Vlash Palaj dhe me meditimet e shkruara nga rinia katolike e Shkodrës besimtarët e pranishëm ia kushtuan këtë udhë kryqi përkujtimit të vuajtjeve dhe dashurisë hyjnore.

Udha e Kryqit është e përbërë nga 14 ndalesa, ku secila përkujton një ngjarje të veçantë nga rrugëtimi i Jezu Krishtit deri në kryqëzimin e tij.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …