Thursday , 23 February 2023

UJI I NDOTUR, BANORËT E POSTRIBËS NË PROTESTË

Banorët e njësisë administrative Postribë në Bashkinë Shkodër kanë dalë këtë të mërkurë në një protestë, duke bllokuar rrugën para njësisë për ujin e pijshëm.

Banorët thonë se uji u vjen i ndotur dhe detyrohen ta blejnë. Sipas tyre, uji nuk bën as për bagëtitë dhe shprehen se në këtë problematikë ka korrupsion, ndërsa nuk do i ndalojnë protestat deri në greva.

Problemi sipas tyre zgjidhet duke u larguar gurorja që punon në këtë zonë.

Rreth 70% e zonës së Postribës vuan nga kjo problematikë.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …