Banorët e disa fshatrave të njësisë administrative Postribë të Bashkisë Shkodër përballen me problematikën e ujit të pijshëm. Sa herë ka reshje shiu, uji që vjen në banesat e tyre është i ndotur.
Për këtë, banorët ankohen duke kërkuar një zgjidhje. Ato thonë se i paguajnë rregullisht faturat e ujit, ndërkohë që uji nuk mund të përdoret.
Banorët kanë paralajmëruar një protestë të mërkurën në ora 10:00, tek Ura e Mesit.
Banorët kërkojnë një zgjidhje, pasi është një situatë që përsëritet prej 2 vitesh.