Monday , 25 October 2021

ULET NUMRI I SHPENDEVE MIGRATOR NE LAGUNAT E LEZHES

Numri i shpendeve migrator dimëror ka pësuar rënie në lagunat e Patokut, Talës dhe Kune-Vainit. Konstatimi ka ardhur pas censusit të shpendeve të zhvilluar në këto rezervate natyrore. Specialisti i Agjensisë së Zonave të Mbrojtura Kristjan Beqiri, thotë se klima më e ngrohte e këtij dimri ka ndikuar në rënien e numrit të shpendeve.

Censusi i shpendeve migrator dimërues u mbështet edhe nga Drejtoria e Turizmit në Bashkinë Lezhë.Drejtori Renaldo Xhanaj tha lagunat me shumëllojshmëri shpendesh japin impakt mjaft pozitiv ne zhvillimin e turizmit të qëndrueshem.

Në lagunat e Lezhës ka aktualisht 200 llojë shpendesh dhe në këtë drejtim ka dhënë impakt mjaft pozitiv moratoriumu i gjuetisë, ndërsa është rritur edhe interesi i vizitoreve dhe turisteve të huaj për të parë nga afer këto mjedise lagunore unikale ne rajon.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …