Thursday , 23 February 2023

ULQIN, ARTIZANATI MBETET I VLERSUARI I PUSHUESVE

Kultura dhe arti shqiptar kane marre vemendje maksimale ne panairin nderkombetar te artizantit dhe artisteve te arteve vizuale te zhvilluar ne Ulqin te malit te zi. Mbi 100 artizane dhe artiste te folklorit iu bashkuan ketij panairi qe ka folur pergjithsisht ne gjuhen shqipe. Sipas pjesmarresve ne kete panair, interesimi i pushuesve ne bregdetin e Ulqinit per keto prodhime ishte i madh, ndaj edhe ky lloj artit nevojitet te trashegohet tek brezat.

Shfaqjes qe u krijua gjate ketij panairi nuk i shpetuan dot as vete gazetaret e ftuar per te ndjekur eventin.Pasi ka vizituar kete panair, kreu i komunes se Ulqinit Nazif Cungu ka deklaruar se nepermjet ketyre aktiviteteve mbahet gjalle tradita, ndersa pushuesve dhe turisteve u krijohet nje mundesi me shume per te kaluar kohen e lire.

Panairi nderkombetar i artizanatit dhe artisteve te artit vizual eshte organizuar per te katertin vit radhazi ne komunen e Ulqini nga globus art, duke demostruar serish nje interesim maksimal.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …