Thursday , 23 February 2023

Ulqin, mbahet konferenca per mbrojtjen e ekosistemit

Në Ulqin u mbajt konferenca mbi projektin për mbrojtjen e ekosistemit bregdetar dhe detar.Në këte konference përvec përfaqsuesve të komunës së Ulqinit, si partnerë morën pjesë edhe Drejtoria e policisë, Ministria e bujqësisë, Drejtoria për inspeksione dhe klubi i peshkimit sportiv “Bojana”.Gjate fjales setij kryetari i komunës Fatmir Gjeka, falenderoi të pranishmit për pjesmarrje dhe njoftoi mbështetjen e komunës në realizimin e projekteve të tilla dhe përkushtimin ndaj eliminimit të peshkimit illegal, sidomos atij me dinamit.

Ne konference u tha  se projekti ka vlerën e 142.000 eurove, ku 85% do të financohen nga Mbretëria e Norvegjisë kurse 15% nga komuna e Ulqinit. Projekti ka një shtrirje dyvjecare, domethënë nga viti 2015 deri në vitin 2017.Në konference folën edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së policisë Institutit për biologjinë e detit, si dhe të Ministrisë së bujqësisë, të cilët njëzëri shprehen gatishmërinë e tyre në ndihmën e implementimit të ketij projekti, pasi mbrojtja e ekosistemit dhe kontrolli iI peshkimit janë kushte për hyrjen në Bashkimin Europian.

Në fund, përfaqsuesit e institucioneve partnere në këtë projekt, nenshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …