Thursday , 23 February 2023

Ulqin, mbrojtja e palmave!

Dëmtuesi i quajtur “Buburreci i kuq” që ka sulmuar para dy viteve palmat në komunën e Ulqinit e ka zvogëluar numrin e kësaj bime tropikale duke demtuar  28 rrënjë nga  300 palma qe ndodhen ne Ulqin. Përfaqësuesit e komunës së Ulqinit,Ndërmarrjes komunale “Pastrim Gjelbërim” kanë zhvilluar nje takim pune rreth kësaj problematike.

Ndërkaq,Milazim Mustafa ,sekretar për ekonomi ,deklaroi se shpenzimet për stërpikje janë goxha të mëdha ,ndersa shkojne rreth 30 mije euro ne vit.

Është bërë prerja e palmave të dëmtuara , më pas ndezja  e tyre  dhe stërpikja e trungut me lëngë të posaçëm kundër këtij buburreci me qëllim  që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej  në palma tjera. Bukurinë dhe hijeshinë qytetit turistik të Ulqinit ia japin edhe palmat, e veçantë në natyrën e gjelbër të këtij qyteti.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …