Thursday , 23 February 2023

Ulqin, rikonstruksioni rrugeve!

Javën e ardhshme do të fillojë rikonstruktimi  i pjesës së dëmtuar të rrugës Ulqin – Tivar në fshatin Krruç,- deklaroi sekretari  për veprimtari komunale ne Ulqin Avdullah Dervishi.  Punimet do ti  kryej nje kompani nga Podgorica ndërsa investimet i mbulon Drejtoria për komunikacionin e Malit të Zi, te cilat kapin koston e rreth 500 mijë euro. Ndërkohë së shpejti do hapet tenderi për rikonstruktimin edhe të disa rrugëve në zonën e qytetit.

Në shtator sipas fjalëve të sekretarit Dervishi pas proceduarve që duhet kaluar, do të fillojë edhe rikonstruktimi i kalldrëmit në qytetin e vjetër të kalasë, ku do të investohen rreth 200 mijë euro.

Nga ana tjeter shpresohet qe ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore të përfundojnë para fillimit të sezonit turistik.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …