Friday , 3 February 2023

ULQINI, ENDE PA KRYETAR

Pas zgjedhjeve për president te Malit te Zi ku që në raundin e parë është zgjedhur Millo Gjyukanoviq tashmë edhe në Ulqin kanë nisur negociatat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Ulqinit. Nga sa mësohet Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve, forcë politike e cila kryesohet nga Millo Gjukanoviq.

Është kjo kërkesa e kësaj force politike e cila në zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin doli forcë e parë politike. Për diçka të tillë partia e Gjukanoviqit ka përkrahjen e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Mehmed Zenkës, që do të thotë se ka përkrahjen e 18 nga gjithsej 33 këshilltarë në parlamentin lokal. Pritet që këtij koalicion t’i bashkëngjiten edhe Socialdemokratët me tre dhe Partia Boshnjake me një këshilltar.

Drejtuesit e Forcës së re demokratike, e kreut aktual të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu pas negociatave me drejtuesit e Partisë Demokratike të Socialistëve kërkojnë që atyre t’ju takojë vendi i Kryetarit të Komunës. Forcës i është dhënë afati deri të hënën që të deklarohet se a dëshiron të jetë pjesë e koalicionit të gjerë.

Lexoni dhe kete

NË MAL TË ZI “KRISJE” BRENDA SHUMICES

Është konstituar parlamenti i ri i Malit të Zi ku për herë të parë Millo …