UNIVERSITETI I SHKODRËS KËRKON ULJEN E MESATARES SË PRANIMIT

Senati i Universitetit të Shkodrës i cili ka miratuar këtë rezolutë duke pranuar kërkesën e asamblesë së përgjithshme të universitetit “Luigj Gurakuqi” për heqjen e notës mesatare në të gjithë degët e studimit.

Kjo rezolutë i është dërguar ministrisë së arsimit ndërsa është e paqartë nëse ministria do ta marrë për bazë apo jo duke qenë se vendosjen e notës mesatare e cilëson si një prej arritjeve në reformën e arsimit të lartë.

Pedagogu Arben Prendi nga fakulteti i shkencave shoqërore i kërkon ministrisë së arsimit që ta marrë parasysh këtë vendim të senatit të Universitetit të Shkodrës.

Një kërkesë e Asamblesë së Universitetit të Shkodrës është edhe ndryshimi i ligjit për arsimin e lartë nga Parlamenti i ardhshëm që do ta dalë nga zgjedhjet e 25 prillit…

Në fillim të marsit, kur Shqipëria nuk ishte prekur ende nga COVID-19 Asambleja e Universitetit të Shkodrës u mblodh lidhur me heqjen e notës mesatare duke i dërguar një shkresë zyrtare ministrisë së arsimit.

Pas tre muajsh ministria refuzoi duke thënë se është e drejtë e saj vendosja e kritereve për pranimet në universitete. Tashmë këto kërkesa u miratuan nga senati akademik dhe pritet një tjetër përgjigje e ministrisë së arsimit mbi këtë çështje.

Lexoni dhe kete

ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te …