Kjo është gjendja e Ures mbi Lumin Fan në Rubik. E ndërtuar në vitin 1987, rrezikon seriozisht shembjen për shkak të dores se njeriut.
Këmbët e urës kanë dalë në sipërfaqe dhe jane anuar, çka ka ngritur alarmin e banorëve të zonës. Ata thonë se kalimi në këtë ure është mjaft i frikshem dhe i rrezikshem.
Shfrytëzimi pa kriter i lumit për inerte është shkaku kryesor i kësaj situate thonë banoret, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në këtë ure.
Kjo urë u shërben qytetit të Rubikut dhe fshatrave përreth për tu lidhur me rrugen e kombit dhe mos-ndërhyrja në kohë do të bëjë që të ketë fatin Urës së Zogut, këmba e së cilës është fundosur mbi 2 metra e 40 centimetër, nga gërryerja e lumit nga kompanitë private.