Friday , 22 October 2021

VARRET PA KRITER PO DEMTOJNE HISTORINE E KISHAVE TE VJETRA

Këto varre të ndërtuara pa kriter po bëhen pengesë për zbatimin e projektit të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arberit në Mërqi të Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme pas Besëlidhjes së Lezhës.

Shqetësimi është ngritur studiesi Dom Nik Ukgjini, i cili në bashkëpunim me Dioqezen e Lezhës dhe Bashkinë është iniciator i realizimit të këtij investimi. Sipas tij varret e ndërtuara pa kriter po shkatërrojnë dhe arkelogjinë e këtij vendi me vlera historike.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në objektet e tjera të kultit monument kulture në zonen e Lezhës. Varret e ndërtuara ne afersi te kishave po dëmtojnë historinë thotë studiesi Dom Nik Ukgjini dhe për këtë fajëson institucionet përgjegjëse.

Burime nga Bashkia Lezhës bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e një zgjidhje që ti hapet rrugë zbatimit të projektit për kuvendin e Arberit në Mërqi të Lezhës.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …