Wednesday , 8 February 2023

VAU I DEJËS, PARANDALOHET NJË NGJARJE E MUNDSHME KRIMINALE

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit: -A. P., 19 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe E. U., 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të arrestuar, po kërcënonte me armë zjarri (kallashnikov), për motive të dobëta, shtetasin G. F.

Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR “POSTRIBA”

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën …