Monday , 25 October 2021

VELEÇIKU FITON 1-0 ME ORIKUN, VENDOS GOLI I BEGËS

Një gol i mesfushorit Suad Bega nga pika e bardhë e 11-metërshit ka mjaftuar që Veleçiku të marrë një fitore me shumë vlerë në kampionat.

Si rrjedhojë në fund të takimit të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit të Orikut, është vulosur rezultati 1-0 në favor të koplikasve.

Me këtë trepikësh, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, po aq sa edhe Partizani B dhe gara duket e hapur. Për trajnerin Rustemaj, loja nuk është ngjitur në lartësinë e duhur, por të rëndësishme ishin tre pikët.

Ndeshjen e rradhës, Veleçiku do ta luajë në transfertë, pikërisht ndaj Vorës, një tjetër ekip rival i tij, ku padyshim që do të synohet rezultat pozitiv sepse vetëm në këtë mënyrë ai mund të arrijë objektivin që ka, qëndrimin në kategorinë e parë.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …