Aksioni i ndermarre nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Shkoder per kontrollin ne biznese te ndryshme per leshimin e kuponit tatimor nuk ka per qellim penalizimin e subjekteve, por sensibizilimin dhe informimin e tyre per leshimin e kuponit. Keshtu shprehet drejtori i Drejtorise Rajonale te Tatimeve Shkoder, Hysen Hysaj, gjate nje interviste per Tv Rozafa.
Hysaj shton se ka pasur parregullesi te subjekteve dhe ne rast se keto subjekte do te vazhdojne te mos leshojne kupon tatimor do te merren masa ne zbatim te ligjit ndaj tyre.
Por, Hysaj ka edhe nje thirrje per qytetaret ne lidhje me kuponin tatimor, ku thekson se qytetaret duhet ta kerkojne kuponin kur paraqiten ne dyqane apo lokale.
Aksioni per kontrollin ne biznese per leshimin e kuponit tatimor ka nisur qe prej dates 1 Gusht dhe eshte perqendruar ne zonen e Velipojes. Ky aksion do te zgjase deri me 15 Shtator dhe pas Velipojes do te vazhdoje ne Shiroke, zonat malore te Razmes dhe Thethit, si edhe ne qytetet e Shkodres, Pukes dhe Malesise se Madhe.