Ne një prononcim per media Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu flet pas analizës së Policisë së Shkodrës ku mori pjesë edhe vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ai u shpreh se policia e Shkodrës ka përparuar si në luftën kundër kultivimit të kanabisit ashtu edhe në luftën nga grupeve të krimit, dhe se tha se janë goditur dy grupe kriminale në Shkodër dhe se po punohet për të bërë më shumë në këtë drejtim.
Drejtori Veliu foli edhe per deklaraten e Ministrit Xhafaj ne lidhje me Vettingut ne polici, ku u shpreh se askush nuk do perjashtohet nga ky process.
Gjatë analizës ku mori pjesë ministri Xhafaj u prezantua edhe Drejtori i ri Vendor Vehbi Bushati, I cili në këtë post do zëvëndësoj ish Drejtorin Gjovalin Loka I cili tashmë është caktuar në detyren e Drejtorit të Rendit dhe qetesisë publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.