Friday , 3 February 2023

VIJOJNE KONTROLLET NGA HETIMI TATIMOR NE ZONAT TURISTIKE

Prej disa ditësh, Hetimi Tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin tonë. Kështu, më konkretisht strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Rajonin Verior po i përqëndrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si edhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit e të tjerë. Sipas të dhënave, që nga data 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte. Gjatë verifikimit për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

Më konkretisht masa: “Për mos-lëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 34 shkelje; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 28 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për “mos-mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune” janë penalizuar 14 subjekte, për “shitje pa faturë” janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Gjithashtu, mësohet se edhe nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor po ushtrohen kontrolle të vazhdueshme . Referuar të dhënave, si rezultat i tyre kontrolleve të ushtruara në datë 13 korrik janë marrë disa masa. Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bën me dije se ka në fokus të punës së saj zbatimin e masave për të reduktuar evazionin fiskal, si dhe për të rritur të ardhurat.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit të vogël në skemën e TVSH-së është një …