Thursday , 23 February 2023

VIJOJNË VJEDHJET NË INVESTIMET PUBLIKE NË SHKODËR

Bashkia Shkodër vijon të përballet me dëmtime dhe vjedhje të investimeve publike, duke u kthyer në shqetësim serioz. Hyrja e qytetit është rasti më i fundit, ku janë marrë rreth 400 metra kabllo, duke zhytur në errësirë një pjesë të këtij segmenti rrugor.

Altin Salihi, shefi i njësisë së ofrimit të sherbimeve në Bashkinë e Shkodrës, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë pronën publike, pasi çdo ndërhyrje e tillë është kosto shtesë për buxhetin e bashkisë dhe vetë qytetarëve si taksapagues…

Gjatë viteve të fundit, pavarësisht sensibilizimeve të kryera, investimet publike në Shkodër kanë qënë pre e dëmtimeve dhe vjedhjeve.

Lexoni dhe kete

PROGRAMI I BONUSIT TË RIJETËSIMIT NË SHKODËR

Shkodra ishte ndalesa e radhës e ministres së kulturës, Elva Margariti, për të folur për …