VIJON VAKSINIMI PËR TË MOSHUARIT +80 VJEÇ

Vijon vaksinimi në qendrën në Arenën Kombëtare për të moshuarit +80 vjeç.

E pranishme këtë të dielë ishte edhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bashkë me kryeministrin Edi Rama. Manastirliu bëri me dije se deri tani janë rreth 800 të moshuar të vaksinuar.

Ndër të tjera, Manastirliu tha se të hënën mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, e cila do futet në proçesin e vaksinimit të mësuesve.

Lexoni dhe kete

ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te …