VIROZAT DHE OMICRON BEHEN ‘BASHKE’ NE LEZHE

Muaji janar po shoqërohet me fluks fëmijesh që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencen pediatrike në Spitalin Rajonal të Lezhës.

70 deri në 80 është numri i pacienteve që paraqiten çdo ditë në urgjence, ndërsa virozat e stinës dhe varianti i ri i virusit omicron kanë ndikuar në këtë situatë.

Mjeku pediater Mark Marku thotë se deri tani situata është përballuar me sukses dhe nuk ka patur raste të rënda të fëmijeve të sëmure, ndërsa apelon për kujdes maksimal për të shmangur sa më shumë kontaktet me qëllim që sëmundëshmëria mos të përhapet.

Numri i fëmijeve të prekur nga virozat dhe varianti i ri i virusit omicron pritet të jetë i lartë deri në fund të muajit shkurt.

Lexoni dhe kete

U RINDERTUA PAS TERMETIT, PALLATI NE LEZHE I KYÇUR

I inauguruar prej gati 1 muaj nga kryeministri Edi Rama, pallati 88 në lagjen “Skëndërbeg”, …