Ditët e fundit kanë sjellë disa ndryshime te Vllaznia në basketboll për meshkuj. Kështu, pas afrimit të dy lojtarëve të huaj, kuqeblutë kanë zyrtarizuar edhe afrimin e tretë në skuadër.
Bëhet fjalë për Jarius Shumpert, i cili luan në pozicionet 4 dhe 5. Ai është bashkuar menjëherë me skuadren, duke qenë gati për sfidën e radhës në kampionat.
Ndërkohë, drejtuesit e shoqatës kishin planifikuar mbrëmjen e së premtes edhe prezantimin e sponsorëve të rinj, por është vendosur që ky prezantim të shtyhet për në ditët në vijim.
Nga ana tjetër, pasditën e kësaj të shtunë, në ora 18:00, kuqeblutë luajnë ndeshjen e radhës në kampionat, teksa presin në Shkodër ekipin e “Beselidhjes”, që kryeson kampionatin.
Për këtë sfidë, klubi shkodran kërkon edhe mbështetjen e tifozerisë për ti dhënë një ndihmë lojtarëve që të marrin fitoren e parë në këtë sezon. Në 6 javë kampionat të këtij sezoni, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka regjistruar 6 humbje, duke u rënditur në vend të fundit.