Fitorja e Vllaznisë ndaj Kamza Basket me rezultatin 77-56 mbrëmjen e së shtunës, ka qenë vetëm një nxemje e ekipit shkodran në prag të një ndeshje tjetër të rëndësishme, atë që do të luajë fundjavën e ardhshme me ekipin e Tiranës, një tjetër pretendente. Trajneri Bledar Gjeçaj e ka vlerësuar shumë fitoren ndaj ekipit të Kamzës edhe për atë se në këtë takim ka aktivizuar të gjithë basketbollistët e stolit duke u dhënë edhe atyre mundësinë të tregojnë vlerat e veta.Kampionati po shkon në mënyrë e duhur për ekipin shkodran që tashmë bëhet gati edhe për sfidat e Kupës, një tjetër trofe ky që pritet të fitohet këtë sezon nga Vllaznia ashtu si një sezon më parë kur arriti t’I fitonte të dy trofetë pas shumë vitesh dhe duke rikthyer entuziasmin e basketbollit në Shkodër.
