Thursday , 23 February 2023

VLLAZNIA DREJT AUSTRISË, EDHE MARKU PJESË E SAJ

Vllaznia është nisur paraditen e së mërkurës drejt Austrisë ku do të stërvitet për një periudhë dyjavore. Ekipi ka udhëtuar i plotë, duke përfshirë këtu edhe blerjen më të fundit, atë të Herald Markut.

Duke folur për mediat përpara nisjes, trajneri Josa ka folur për atë se çfarë e pret skuadrën në këto dy javë dhe miqësoret që ajo do të zhvillojë…

Ndërkohë numri 1 i pankinës shkodrane ka folur edhe për merkaton duke lënë të kuptojë se me ardhjen e Markut ajo thuajse është e mbyllur, e po ashtu ka bërë të ditur se Latifi do të bashkohet këto 2-3 ditë me ekipin në Austri…

Kuqeblutë do të kthehen në Shkodër më 13 korrik, për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e parë ndaj rumunëve të Universitate të Krajoës që do të luhet 8 ditë më vonë dhe ku do të tentojnë të marrin një rezultat sa më të mirë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …