Thursday , 23 February 2023

VLLAZNIA E DETYRUAR PËR TË FITUAR NDAJ KUKËSIT

Tek Vllaznia e kanë lënë tashmë pas humbjen e mesjavës me Teutën dhe janë të fokusuar maksimalisht tek ndeshja e rradhës, ajo që do të luajnë ditën e hënë në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit. Ky i fundit ka treguar shumë oshilacione gjatë këtij kampionati por në momente të caktuara ka treguar se mund t’i marrë pikë çdo kundërshtari.

Për këtë arsye, pritet që futbollistët e drejtuar nga Mirel Josa të vijnë në Shkodër me objektivin e qartë për ta fituar ndeshjen. Por më shumë sesa Kukësit, ky trepikësh i duhet Vllaznisë e cila në takimt e fundit nuk ka bërë mirë. Drejtuesit e klubit e po ashtu edhe stafi teknik janë të bindur se skuadra mund të rikthehet tek lojërat e bukura dhe tek rezultatet pozitive.

Po ashtu, edhe vetë futbollistët janë të ndërgjegjshëm se duhen ndryshuar shumë gjëra në këtë përballje dhe në fund të saj, ata duhet të dalin medoemos me tre pikë nga fusha e lojës. Sa i takon kontigjentit të lojtarëve që do të jenë në dispozicion të trajnerit Brdariç për takimin e së hënës, mësohet se mbrojtësi maqedonas Isaevski është rikuperuar dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë.

Mbetet për t’u parë tani nëse stafi teknik do ta aktivizojë nga minuta e parë apo jo. E sigurtë është që skuadra ka nevojë për një lojtar të tillë. Por nga ana tjetër, vazhdon të jetë i padisponueshëm mesfushori Marku që do të mungojë sërish.

Pavarësisht këtij fakti, mendohet që edhe ndaj Kukësit të ketë sërish ndryshime në fomacion. Qëllimi është i qartë, për ta fituar me çdo kusht ndeshjen sepse vetëm kështu, Vllaznia do të mundet ta ruajë vendin e parë në renditje edhe pas javës së 23-të të kampionatit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …