Thursday , 23 February 2023

VLLAZNIA E FEMRAVE FITON EDHE KUPËN E SHQIPËRISË

Pas titullit kampion, Vllaznia e futbollit të femrave ka fituar edhe Kupën e 9-të rradhazi të Shqipërisë. Ndeshja finale e këtij sezoni është zhvilluar pasditen e së hënës në stadiumin e Rrogozhinës, ajo ka patur përballë ekipin e Tiranës ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 7-0.

Dy prej golave janë shënuar nga Megi Doçi, dy të tjerë nga Luçije Gjini, ndërkohë që kanë shënuar edhe Arbenita Curraj, Arlinda Kodra si dhe një autogol i Kotarjes. Pas përfundimit të ndeshjes është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupës dhe më pas në kampin shkodran ka shpërthyer festa.

Disa prej protagonistëve të ekipit të Vllaznisë, në prononcimin e tyre për televizionin Rozafa janë shprehur të lumtur për këtë sukses të rradhës dhe kanë premtuar se trofetë për ta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen…

Për ekipin e Vllaznisë nuk do të ketë shumë kohë për të pushuar, sepse do të nisë vetëm pas pak ditësh përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Europës, ku edhe për edicionin e sivjetëm kanë synime ambicioze.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …