VLLAZNIA E FEMRAVE NË PRITJE TË TITULLIT TË 8-të

Vllaznia në futboll për femra vazhdon të fitojë në kampionat dhe i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion të rradhës. Në ndeshjen e javës së 16-të ajo ka fituar ndaj Kinostudios në fushën “Reshit Rusi” me rezultatin e thellë 9-1.

Tre prej golave të këtij takimi janë shënuar nga Megi Doçi, dy të tjerë nga Lufo, ndërkohë që kanë shënuar edhe Maliqi, Franja, Gjergji e Kodra, kurse golin e vetëm për ekipin mik e ka shënuar Çela pak minuta para fundit.

Me këtë fitore, Vllaznia është ngjitur në kuotën e 48 pikëve dhe ndodhet plot 8 pikë para Apolonisë së vendit të dytë. Kjo do të thotë se titulli kampion për këtë ekip tashmë është thjesht një formalitet.

Një gjë të tillë e pranon edhe trajneri Leka që në një prononcim të dhënë për televizionin Rozafa, shprehet se tashmë po i jepet mundësia të aktivizojë edhe lojtaret e reja dhe që premtojnë për të ardhmen…

Gjashtë javë para fundit, Vllaznia tashmë thjesht do të respektojë kampionatin dhe të vijojë serinë e rekordeve duke treguar edhe njëherë tjetër se në futbollin shqiptar të femrave nuk ka rivale.

Lexoni dhe kete

LOJTARËT E VLLAZNISË NË QENDËR TË MERKATOS

Pezullimi për momentin i procesit të Ankandit të Klubit të Futbollit Vllaznia, duket se ka …