Wednesday , 27 October 2021

VLLAZNIA “FAL” VENDIN E PARË, MUNDET 1 – 2 NGA BYLIS

Vllaznia gabon rëndë në shtëpi dhe konfirmon momentin e keq të saj. Ajo është mundur 2-1 brenda në “Loro Boriçi” dhe me shumë të ngjarë të shtunën do t’I japë lamtumirën vendin të parë në renditje pas 24 javësh kampionat.

Një rrëshqitje e paimagjinueshme e kuqebluve të cilët në këto ndeshjet e fundit janë tjetërsuar duke treguar një formë shumë të dobët sportive. Vllaznia e nisi ndeshjen në sulm e kjo u pa edhe nga aktivizimi që nga minuta e parë I dyshes Dilaver- Cisse.

Sinjalet e para u dhanë shpejt dhe në minutën e 14-të Dilaver do të zhbllokonte rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Vllazninë. Në të dytën ndërkohë kur pritej goli I dytë I vendasve, ka ardhur ai I barazimit për Bylisin me anë të Spahiut ndërsa në shtesë arbitri Beqiri ka akorduar 11-metërsh për miqtë.

Nga pika e bardhë, Anthony është treguar I saktë dhe ka shënuar golin e fitores. Ballshiotët në këtë mënyrë arrijnë të fitojnë një ndeshje të rëndësishme ndërkohë që kjo humbje do t’I kushtojë shumë Vllaznisë.

Megjithatë trajneri I saj Brdariç pas ndeshjes është shprehur se skuadra do të punojë fort për të përmirësuar gabimet dhe për t’u rikthyer tek rezultatet positive sërish…

Përkthimi: “Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë. Qëllimi ishte të fitonim ndeshjen. E pësuam nga 2 gabime idiote. Jam shumë i mërzitur për rezultatin. Fillimisht patëm shumë raste në pjesën e parë. Mund të bënim 2-3 gola. Duhet të ishim të kujdesshëm.

Zëvendësimet erdhën për të freskuar lojën në sulm, por nuk ecën siç duhet. Ne patëm mundësi të fitonim ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk ishim të qetë, bëmë disa gabime në pasime. Nëse luajmë si në pjesën e dytë nuk mund t’i fitojmë ndeshjet.

Si fillim duhet të jemi të heshtur, të jemi të qetë e analizojmë ndeshjen si duhet e të mos bëjmë rrëmujë. Fillimisht jemi të mërzitur për ndeshjen e për rezultatin, pastaj të shohim ndeshjen se çafrë masash duhet të marrim për të zgjidhur këto problem”.

Ndërsa zëvendëstrajneri I Bylisit Bekim Kuli u shpreh se skuadra po kalon një moment të mirë dhe këtë e demostroi edhe ndaj Vllaznisë…

Rezultatet zhgënjyese të Vllaznisë në ndeshjet e fundit, kanë nevojë për një analizë të hollësishme dhe ndoshta edhe për masa konkrete nga ana e drejtuesve të klubit sepse një situatë e tillë është e paprecedentë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA MUND EDHE TEUTËN RIVALE

Vllaznia në basketboll për meshkuj merr një tjetër fitore shumë të rëndësishme në kampionat. Pasi …