Mes disa opsionesh, Vllaznia më në fund ka zgjedhur Austrinë për të zhvilluar fazën përgatitore përpara startit të ndeshjeve europiane. Kuqeblutë do të vendosen në një kamping në periferi të Vjenës dhe atje do të qëndrojnë për një periudhë dyjavore. Nisja e fazës përgatitore do të jetë më 29 qershor, ndërsa kthimi në Shkodër është planifikuar më 13 korrik.
Në këto dy javë të qëndrimit në Austri, skuadra shkodrane ka planifikuar të zhvillojë edhe 3 apo 4 ndeshje miqësore me ekipe vendase apo dhe të huaja të cilat do të jenë edhe ato duke u stërvitur në këtë vend. Këto miqësore padyshim që do t’I shërbejnë stafit teknik për të konsoliduar formacionin dhe mënyrën e të luajturit për ndeshjet europiane, për sezonin e ri të futbollit shqiptar.
Por ndërkohë trajneri Josa është në pritje të plotësimit të skuadrës me lojtarët e duhur. Dajan Shehi mund të konsiderohet blerja e dytë e Vllaznisë në këtë merkato vere. Mbrojtësi shtatëlartë ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për t’u rikthyer sërish tek skuadra me të cilën ka luajtur për dy vite me rradhë dhe ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me të.
Por Shehi nuk mjafton. Sipas stafit teknik duhen së paku edhe edhe 3 apo 4 përforcimeve të tjera. Kuqeblutë do të tentojnë deri në fund për të kaluar rumunët e Universitatea të Krajovës në turin e dytë të Conference League dhe prandaj I duhet të ndërtojnë një skuadër sa më të fortë, e cila të jetë në gjendje të përballojë si duhet edhe sezonin e ri të futbollit shqiptar ku do të ketë pretendime ambicioze.