Thursday , 23 February 2023

VLLAZNIA FITON EDHE NË MIQËSOREN NDAJ AL AHLI

Vllaznia e ka fituar edhe ndeshjen e tretë miqësore në përgatitoren që është duke zhvilluar në Austri. Këtë herë përballë saj ka qenë ekipi nga Katari, Al Ahli, ndaj të cilit është fituar me rezultatin 2-1. Në këtë takim trajneri Josa e ka bërë disa ndryshime në formacionin bazë të skuadrës së tij.

Ndryshime këto që kanë filluar nga porta ku këtë herë ka luajtur për 90 minuta Kristi Qarri. Në mbrojtje janë aktivizuar Smajli, Juriç, Shehi dhe Hakaj, ndërsa lojtarët e mesfushës kanë qenë Alivoda, Jonuzi dhe Heriç. Treshja e sulmit ndërkohë është formuar nga Kruja, Ardit Hoxhaj dhe braziliani Kaina.

Shkodranët e kanë nisur mirë ndeshjen dhe në minutën e 11-të kanë kaluar në avantazh me anë të mesfushorit Jonuzi. Ai e ka dërguar topin me kokë në rrjetën e portës kundërshtare duke kaluar në avantazh kuqeblutë. Dy minuta më vonë ka qenë rradha e sulmuesit Kaina që të dyfishonte shifrat me një gjuajtje të fortë.

Ndërkohë pak para fundit të pjesës së parë, Kruja do të bënte një ndërhyrje të parregullt brenda zone dhe arbitri akordi 11-metërsh për skuadrën nga Katari teksa njëri nga lojtarët e saj është treguar i saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Me rezultatin 2-1 do të mbyllej pjesa e parë.

Në të dytën stafin teknik i Vllaznisë ka aktivizuar edhe 10 lojtarë të tjerë, duke filluar nga Gurishta, Bulatoviç, Paloka, Spahija, Boshnjaku, Marku, Çoba, Latifi, Vulaj dhe Aralica. Pavarësisht përpjekjeve të bëra, në këtë pjesë nuk ka patur gola të tjerë dhe e gjithë ndeshja është mbyllur me të njëjtin rezultat.

Ekipi shkodran në këtë mënyrë merr edhe fitoren e tretë në po kaq miqësore të luajtura në Austri, ndërkohë që të martën do të ketë edhe një miqësore të katërt dhe të fundit, para kthimit të mërkurën në Shkodër.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …