Vllaznia ka fituar me rezultatin e thellë 7-1 miqësoren e luajtur pasditen e së shtunës në Ulqin ndaj Vllaznisë B. Padyshim që diferencat në mes dy ekipeve ishin prezente, për më tepër që ekipi i dytë i klubit shkodran kishte edhe mungesa në rradhët e tij. Në pjesën e parë të ndeshjes janë shënuar 4 gola, dy prej të cilëve mbajnë firmën e Ribajt dhe dy të tjerët nga Bardulla e Kalaja. Në pjesën e dytë ndërkohë kanë shënuar Sukaj e Lika nga pika e 11-metërshit dhe goli tjetër ka patur për autor mbrojtësin Marku. Ndërsa golin e vetëm për Vllazninë B e ka shënuar mbrojtësi i majtë Hysenaj. Në përfundim të ndeshjes, trajnerët Gjoka e Kraja kanë deklaruar se ajo ia arriti qëllimit për të cilin u realizua.
Zhvillimi edhe i ndonjë miqësoreje tjetër duket domosdoshmëri për ekipin e Vllaznisë në pragndeshjen me Kukësin sepse do ta ndihmonte stafin teknik të shihte edhe më mirë funksionimin e skuadrës në fushën e lojës.