Monday , 25 October 2021

VLLAZNIA “HESHTJE SHTYPI” EDHE PARA BYLISIT

Për të dytën herë rresht, tek Vllaznia kanë vendosur që të mos flasin në prag të ndeshjes me Bylisin. Pas heshtjes së shtypit të pragndeshjes me Kukësin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot në prag të takimit të rradhës, atij që do të luajë nesër ndaj Bylisit po në “Loro Boriçi”.

Ky është një vendim i marrë nga drejtuesit e klubit me qëllim krijimin e një qetësie në skuadër në këtë pragndeshje duke qenë se kohët e fundt ka patur jo pak zhurmë rreth ecurisë së saj apo dhe ndonjë ngjarje të ndodhur në ndeshjet e fundit.

Një vendim i tillë për drejtuesit është i drejtë dhe do ta ndihmojë skuadrën ta përgatisë si duhet takimin me ballshiotët në të cilën do të kërkohet padyshim fitorja. Vllaznia vazhdon të ndodhet në vendin e parë në renditje edhe pas javës së 23=të të kampionatit dhe padyshim që do të tentojë ta ruajë atë vend deri në fund e kjo mund të arrihet në rradhë të parë duke fituar nesër ndaj Bylisit.

Për këtë takim do të jenë në dispozicion të trajnerit edhe mbrojtësi Isaevki dhe mesfushori Marku, të cilët kanë munguar prej javësh për arsye dëmtimi, ndërkohë që do të mungojë braziliani Da Silva. Pavarësisht këtij fakti, objektivi i kuqebluve do të jetë i qartë dhe një i vetëm, fitorja e kësaj ndeshje.

Vetëm në këtë mënyrë ata do të munden të ruajnë vendin e parë sërish dhe besimi ekziston se nesër Vllaznia do të fitojë patjetër ndaj Bylisit. Loja në dy takimet ka ardhur në rritje dhe ndaj ballshiotëve pritet kthesa e vërtetë e ekipit shkodran.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …