Thursday , 23 February 2023

VLLAZNIA MBËRRIN NË RUMANI, KA BESIM PËR SUKSES

Pas një udhëtimi disi të gjatë nga Shkodra drejt Rinasit fillimisht, më pas drejt Bolonjës në Itali, për të përfunduar pasditen e së martës në Krajovë të Rumanisë, ekipi I Vllaznisë ka vijuar njëkohësisht edhe me përgatitjet për ndeshjen ndaj Universitateas.

Kuqeblutë do të kenë edhe një seancë të fundit në stadiumin ku do luhet kjo ndeshje dhe më pas do të fokusohen maksimalisht në përgatitjet e fundit në të. Trajneri Josa duket shumë I qetë dhe kjo gjë e karakterizon gjithmonë, por edhe në prag të këtij takimi nuk ka se çfarë të thotë më shumë. Porositë që ka dashur t’ua japë sportistëve, ua ka dhënë dhe tashmë mbetet vetëm interpretimi I tyre në fushën e lojës.

Po flitet për disa ndryshime në formacion, por kjo mbetet për t’u parë deri dy orë para sfidës së nesërme. Në Krajovë ndërkohë tifozët e Universitateas janë të bindur se kualifikimi do t’u takojë atyre. Madje për ta, edhe një fitore 1-0 do të ishte njëlloj si humbje. Kjo pasi ata presin nga skuadra e tyre një fitore me shifra të thella, edhe si autokritikë për nisjen jo të mirë të sezonit.

Nga ana tjetër, pavarësisht se kapaciteti I stadiumit ku do të luhet ndeshja është 31 mijë vende, të pranishëm në takimin e nesërm nuk mendohet të jenë më shumë se 10-12 mijë. Disa prej tyre do jenë edhe nga Shkodra, rreth 100 vetë, biletat e të cilëve u janë siguruar nga ana e klubit Vllaznia.

Në këtë kontekst, shkodranët do tentojnë të bëjnë më të mirën e tyre, por edhe të përfitojnë nga mendjemadhësia e vendasve, për të qenë ata në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …