VLLAZNIA ME FORMACION TË PLOTË DREJT LAÇIT

Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 27-të të kampionatit të Kategorisë Superiore, pra të javës së fundit të fazës së tretë të tij. Kalendari i kësaj jave ka vënë përballë Vllaznia ekipin e Laçit, përballje kjo që do të jetë më e forta e kësaj jave.

Ndeshja fillimisht ishte programuar të luhej të shtunën në orën 13:00 por më pas është shtyrë për në orën 16:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit të Laçit. Kuptohet që është një takim shumë i rëndësishëm për të dy ekipet që janë në garë për titullin kampion dhe kuptohet që atyre nuk u lejohet humbja.

Vllaznia duke qenë e shkëputur dy pikë në renditje nga Laçi, mbase do të luajë edhe për barazim në këtë përballje, ndërsa kurbinasve u bën punë vetëm fitorja. Pritet të jetë një takim shumë i fortë dhe kuptohet që atë do ta fitojë skuadra që do të gabojë më pak. Në kampin shkodran ndërkohë kjo ndeshje është duke u përgatitur me qetësi.

Stafi teknik do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, përfshi këtu edhe kapitenin Gurishta që ishte i skualifikuar me kartona në ndeshjen e kaluar, apo dhe Imami e Da Silva që vijnë nga dëmtimet. Kjo do të jetë diçka e mirë për trajnerin Brdariç i cili do të ketë më shumë alternativa për ndërtimin e formacionit, por edhe për stolin.

Për Vllazninë e rëndësishme është të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë ndaj një rivali direkt siç është Laçi. Kjo do ta mbante atë sërish pranë kreut dhe do ta motivonte edhe më shumë për të bërë mirë në 9 ndeshjet e mbetura më pas deri në fund të kampionatit, për të arritur objektivin e saj.

Megjithatë në Shkodër nuk duan të mendojnë për aq larg. I gjithë fokusi është i përqendruar tek sfida e së shtunës në Laç, të cilën duhet ta kalojnë me sukses nëse duan që të vazhdojnë të pretendojnë.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …