Thursday , 27 January 2022

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë në orën 19.45 ndaj Laçit në stadiumin “Loro Boriçi”. Fakti që kuqeblutë do të luajnë sërish në Shkodër është diçka shumë pozitive sepse ata do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre të cilët do jenë një mbështetje për ta.

Kuqeblutë kanë zhvilluar paraditen e së mërkurës seancën stërvitore të rradhës dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë pjesmarrja e plotë e të gjithë futbollistëve. Ky padyshim që është një lajm i mirë për stafin teknik i cili do të ketë mundësi të përzgjedhë formacionn më të mirë për të kërkuar me çdo kusht fitoren.

Ndërkohë në prag të kësaj ndeshje klubi shkodran ka bërë të ditur se që prej ditës së sotme ka nisur shitja online e biletave të kësaj ndeshje, ndërkohë që në sportele shitja do të nisë duke filluar nga e premtja paradite.

Por ajo çfarë është më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin që klubi Vllaznia ka vendosur që të ulë çmimet e biletave për tre prej tribunave të stadiumit “Loro Boriçi”. Kështu, një biletë në sektorët D2 dhe D3 të tribunës përkarshi që deri më tani ka kushtuar 700 lekë tashmë do të kushtojë 500 lekë.

Po ashtu, një biletë në tribunat C dhe E, nga 300 lekë tashmë kushton 200 lekë. Me këtë ulje të çmimeve, pritet që numri i tifozëve shkodranë të rritet duke filluar që nga ndeshja e rradhës dhe në fakt mbështetja e tyre është e domosdoshme në këto momente për Vllazninë.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA ASNJË NËNVLERËSIM PËR EGNATIAN

Vllaznia do të luajë pasditen e së premtes ndaj Egnatias sfidën e rradhë për kampionat. …