Friday , 26 November 2021

VLLAZNIA MUNDET 0 – 2 NË SHKODËR NGA JUVENTUSI

Vllaznia është përpjekur maksimalisht në fushë ndaj Juventusit por nuk ia ka dalë të marrë një rezultat pozitiv.

Në takimin e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” kampionet italiane kanë fituar me rezultatin 2-0 falë golave të shënuar që në pjesën e parë nga futbollistet Ginelli dhe Hurtig. Futbollistet shkodrane janë munduar të bëjnë më të mirën në fushën e lojës, por e kanë patur shumë të vështirë të rivalizojnë ndaj një skuadre si Juventusi.

Trajneri i Vllaznisë Nikolin Leka pas ndeshjes është shprehur se skuadra, pavarësisht se kishte edhe tre mungesa të rëndësishme në rradhët e saj, bëri maksimumin ndaj këtij kundërshtari shumë të fortë…

Nga ana tjetër, trajneri i Juventusit Montemurro e konsideroi një fitore të rëndësishme këtë të arritur në Shkodër, ndaj një kundërshtari të vështirë si Vllaznia…

Përkthimi: “Për mua kjo fitore në shifrat 2-0 është një rezultat shumë i mirë sepse kemi luajtur në një fushë të vështirë dhe ndaj një kundërshtari të mirëorganizuar.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë sepse në fakt nuk ka ndeshje të lehta asnjëherë. Vllaznia krijoi 2-3 raste të rrezikshme dhe mund të na kishte ndëshkuar, por ne kontrolluam gjithçka dhe fituam. Për këtë, dua t’i falenderoj të gjitha vajzat e ekipit.

Për ndeshjen e kthimit, sigurisht që jemi favoritë, megjithatë një gol i Vllaznisë mund të hapë gjithçka, por besoj se do të jemi ne që do të kontrollojmë lojën e do të kualifikohemi”.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Torino më 9 shtator në ora 20.00 dhe padyshim që vendaset janë shumë favorite për kalimin në fazën e grupeve, megjithatë edhe Vllaznia pritet të bëjë më të mirën e saj në këtë sfidë ndaj Juventusit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …