VLLAZNIA NË ATLETIKË, KAMPIONE PËR TË 12-tin VIT RADHAZI

Pas Kupës së Shqipërisë pak ditë më parë, atletët e Vllaznisë kanë fituar edhe titullin kampion të këtij viti. Titull ky që po ashtu është i 12-ti rradhazi për ta duke treguar dominimin absolut në këtë sport. Në të dy ditët e garave të zhvilluara në Elbasan, atletët shkodranë kanë bërë një performancë të shkëlqyer duke merituar edhe titullin kampion.

Nga Vllaznia kanë dalë kampionët Daniel Guri, Franko Burraj, Ravio Rama, Muhamet Çengeli, Heldi Valikaj, po ashtu kampionë edhe në stafetat 4 x100 dhe 4 x400 metra, ndërsa për femra, kampione janë shpallur Erisa Rrasa dhe Sara Malaj.

Nga ekipi shkodran ka dalë edhe sportisti më i mirë i kampionatit që është Heldi Valikaj i cili ka thyer edhe rekordin kombëtar të 20 vjeçarëve në garën e kërcimit trehapësh.

Kryetrajneri Albert Marashi në një prononcim për TV Rozafa ia dedikon këtë titull ish- trajnerit Gëzim Mema të ndarë nga jeta pak kohë më parë, ndërkohë që ka edhe falenderime për të gjithë ata që kontribuojnë në sukseset e atletikës shkodrane…

I pyetur nëse këto suksese do të vazhdojnë edhe të ardhmen, Marashi shton…

Aktivitetet e rëndësishme kombëtare tashmë janë kurorëzuar me sukses nga atletët e Vllaznisë dhe tashmë prej tyre priten rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA – TEUTA, TË MËRKURËN NË “LORO BORIÇI”

Të mërkurën në ora 15:00, Vllaznia pret në “Loro Boriçi” ekipin e Teutës për javën …