Pas 2 fitoreve radhazi në ndeshjet e fundit, Vllaznia do të luajë një transfertë delikate në Rrogozhinë, ku do të përballet me Egnatian. Një rival, që në këtë sezon u ka marrë 6 pikë shkodranëve.
Në prag të ndeshjes së tretë mes këtyre dy skuadrave, trajneri Mirel Josa tha se skuadra duhet të jetë e përgatitur dhe duhet të marrim maksimumin…
Ndërkohë, sulmuesi Ardit Hoxhaj tha se fitorja me Tiranën i ka bërë optimistë tifozët dhe ekipin, por ndaj Egnatias do të jetë e vështirë…
Ndeshja Egnatia – Vllaznia do të luhet këtë të dielë në ora 13:00.