Wednesday , 29 September 2021

VLLAZNIA NË PRITJE TË THOMAS BRDARIÇ

Thomas Brdariç pritet të mbërrijë nesër ose pasnesër në Shkodër dhe tifozët e Vllaznisë janë në ankth të përgjigjes përfundimtare të tij.

Tekniku me të cilin Vllaznia pas 13 vitesh fitoi Kupën e Shqipërisë, ndodhet prej disa ditësh në Gjermani dhe ka premtuar se me t’u kthyer prej atje, do të ulet edhe njëherë me sponsorin Xhaferi për të mbyllur çështjen e kontratës.

Ndërkohë, pas dere për Brdariç vazhdon të jetë edhe ekipi i Kukësit. Presidenti i tij Safet Gjici ka krijuar një simpati për këtë trajner dhe po insiston për ta bindur që të drejtojë ekipin verilindor në sezonin e ri. Megjithatë, prioritet për momentin për trajnerin duket se është Vllaznia, skuadër të cilës duhet t’i kthejë përgjigjen përfundimtare dhe nëse thotë “po”, të firmosë kontratën dhe të vazhdojë punën.

Brdariç në fakt në kërkesat e tij për drejtuesit e Vllanisë duket se ka vënë edhe ruajtjen e stafit të tij por edhe pjesës më të madhe të lojtarëve që mbyllën sezonin e fundit. Kjo duket paksa e vështirë sepse disa prej titullarëve po joshen nga ofertat e ekipeve të tjera dhe nuk është e sigurtë nëse do të rinovojnë në Shkodër.

Të gjitha këto dilema në fakt duhet të marrin zgjidhje brenda 3-4 ditësh sepse Vllaznia nuk ka kohë për të humbur. Në fillim të javës së ardhshme duhet të nisë përgatitjet për ndeshjet europiane dhe deri atë ditë, skuadra duhet të jetë thuajse e plotë. Por fillimisht duhet sqaruar fakti, nëse Thomas Brdariç do të jetë në krye të saj apo jo.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 1 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Java e dytë e kampionateve të moshave në futboll ka dhuruar dy sfida në mes …