Thursday , 23 February 2023

VLLAZNIA SHUMË PRANË MARKUT DHE SHEFITIT

Herald Marku dhe Shefit Shefiti mund të jenë përforcimet e radhës të Vllaznisë në merkato. Me të dy këto lojtarë bisedimet po shkojnë drejt fundit dhe tashmë ka mbetur vetëm akordi përfundimtar dhe hedhja e firmës në kontratë.

Më afër sigurisht që duket mesfushori shkodran. Ndonëse nën kontratë me Partizanin, Herald Marku ka insistuar për ta prishur kontratën dhe duket se ia ka dalë. Si rrjedhojë, 26 vjeçari ka lënë kampingun e të kuqve në Slloveni ku janë duke u stërvitur dhe është nisur drejt Shqipërisë, me objektivin e qartë për t’iu bashkuar Vllaznisë.

Marrëveshja me drejtuesit e saj duket se është arritur dhe lojtari është llogaritur të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë të mërkurën drejt Austrisë për stërvitje. Nga ana tjetër, kuqeblutë janë në bisedime edhe me sulmuesin nga Tetova Shefit Shefiti. 24 vjeçari që më parë ka qenë pjesë e Shkëndisë, në dy sezonet e fundit ka luajtur me Renovën në kampionatin maqedonas dhe te Vllaznia mund të vijë si një përforcim për repartin e sulmiit.

Ai luan në të tre pozicionet, si në krahë ashtu edhe në majë. Lojtari megjithatë ka patur një ofertë edhe nga Kroacia, por I duhet të vendosë shumë shpejt sepse në Shkodër nuk kanë kohë për ta pritur. Për këtë arsye, Shefiti duhet t’I kthejë përgjigje drejtuesve të Vllaznisë deri të martën sepse përndryshe nuk do të mund të bëhet më pjesë e saj.

Në këtë mënyrë kuptohet po kompletohen në të gjithë repartet dhe po bëhen gati për sfidat europiane ndaj ekipit të Krajovës.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË BASKETBOLL RIKTHEHET TEK HUMBJA

Pas fitores ndaj Tiranes, Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek humbjet. Pavaresisht perpjekjeve, …