Ka udhëhequr për 80 minuta por në fund gjithçka është përmbysur dhe ajo ka dalë e humbur nga ndeshja. E kemi fjalën për ballafaqimin e vlefshem te javes se pare te fazes se trete te kampionatit te 17 vjeçareve, ate ne mes Vllaznise dhe Tiranes.
Ai eshte luajtur ne fushen sportive “Skënder Halili” te kryeqytetit dhe ne fund te tij, kane qene bardheblute te cilet kane fituar me rezultatin 3-2. Ata kane besuar deri ne fund tek permbysja dhe ia kane dale ta bejne ndaj ekipit shkodran. Ky i fundit ka kaluar i pari ne avantazh me ane te mesfushorit William Cungu qe ne minuten e 33-te dhe me kete gol te mbyllej pjesa e pare.
Kuqeblute e trajnerit Bizi e kane ruajtur kete rezultat deri ne minuten e 80-te, madje duke krijuar pershtypjen se do ta fitonin ndeshjen, por nuk ka ndodhur keshtu. Sina ka barazuar per Tiranen fillimisht, para se Hasani te shenonte edhe golin e dyte per Tirana U17 ne ’84, ndersa ne te 86-te kur Sina ka shenuar me 11-metersh edhe golin e trete per te.
Nje minute me vone, ka qene Kodra qe ka shenuar edhe golin e dyte per Vllaznia U17 por qe nuk ka mjaftuar per asgje sepse i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 3-2 per Tiranen. Pas kesaj ndeshje, shanset per ekipin shkodran per te shkuar ne play-off jane zvogeluar shume. Megjithatë janë edhe 7 ndeshje deri në fund të fazës së tretë dhe nëse ky ekip bën mirë, mund t’ia dalë.
Sfida tjetër për të, do të jetë ajo e së mërkurës në “Reshit Rusi” ndaj Shkodrës dhe në rast fitoreje, shpresat mund të ringjallen.