Saturday , 27 November 2021

VLLAZNIA U-19 HUMBET, POR RUAN VENDIN E PARË

Vllaznia U19 ka pësuar një humbje në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të vlefshme për javën e 21-të të tij. Goli i Ardit Nikajt nuk i ka mjaftuar asaj per te marre nje tjeter fitore ndaj nje tjeter rivali ne kampionat dhe me humbjen e pesuar ne Kamez ndaj Shkëndisë së Tiranës, e ka ngushtuar diferencen ne vetem nje pike me te.

Kuqeblute e trajnerit Luan Zmijani kane humbur 1-2 ndaj këtij kundërshtari qe mbante vendin e dyte ne renditje, por pavaresisht humbjes mbajne serish vendin e pare dhe kryesojne me merite. Kane qene vendasit ata qe kane shenuar te paret me ane te Sahitit ne minuten e 33-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 ne favor te Shkendise.

Ne minuten e 60-te nderkohe sulmuesi i Vllaznise Ardit Nikaj do te shenonte golin e barazimit por pas pak minutash, Shkendia do te shenonte edhe golin e dyte me ane te Macit dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja do te fitohej prej saj me rezultatin 2-1.

Vllaznia U19 pas kesaj humbje mbetet ne kuoten e 28 pikeve ndersa Shkendia e Tiranes ka nje pak me pak. Kane mbetur edhe 6 ndeshje deri ne fund te fazes se trete dhe ekipi shkodran padyshim qe do te tentoje te mbaje vendin e pare te shpallet kampion i grupit A.

Ndërkohë këtë javë edhe Vllaznia U17 është mundur. Ajo është mundur me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në Lezhë ndaj Brians dhe me shumë të ngjarë këtu marrin fund pretendimet e saj për të siguruar një vend në zonën play-off.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …