Monday , 25 October 2021

VLLAZNIA U-19 MUND 2 – 0 PARTIZANIN, SËRISH E PARA

Vllaznia U19 vijon serinë e fitoreve dhe kryesimin e renditjes së kampionatit edhe pas javës së 17-të të kampionatit. Në ndeshjen e rradhës kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kanë fituar me rezultatin 2-0 ndaj Partizanit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në fakt ka qenë një përballje e fortë dhe ekipi shkodran vetëm në pjesën e dytë ka arritur të triumfojë. Në të parën ndërkohë ka qenë ekipi mik I cili ka fituar të drejtën e një 11-metërshi por portieri Kaçaj me pritjen e bërë e ka mbajtur portën e tij të paprekur. Pjesa e parë është mbyllur në këtë mënyrë në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë ndërkohë ka ardhur edhe zhbllokimi I rezultatit për Vllaznia U19. Ka qenë mbrojtësi Ëesli Çomo ai që ka shënuar golin e parë për të në minutën e 58-të ndërsa pak minuta më vonë do të shënonte edhe mesfushori Antonio Delaj golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes. Përfundimisht 2-0 për Vllaznia U19 që me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 43 pikëve dhe vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje edhe pas javës së parafundit të fazës së dytë të kampionatit.

Ndërkohë krejt ndryshe është ecuria e ekipit Vllaznia U17 që I është rikthyer përsëri humbjes, me të cilën tashmë I ka dhënë fund shpresave për të qenë në play-off. Në ndeshjen e rradhës ky ekip është mundur 2-1 nga Partizani.

Të kuqtë kanë shënuar dy gola fillimisht ndërkohë që në shtesë ka qenë kapiteni Maliqi që ka shënuar të vetmin gol për ekipin shkodran por që nuk ka shërbyer për asgjë. Vllaznia U17 po bën një sezon aspak të mirë dhe ka dalë jashtë pretendimeve të saj si në kupë ashtu edhe në kampionat.

Lexoni dhe kete

“GOLDEN EAGLE YLLI” FITUES I SUPERKUPËS MBARËKOMBËTARE

Skuadra kosovare Golden Eagle Ylli është shpallur fituese e të parës Superkupë Mbarëkombëtare në basketboll …