VLLAZNIA U-19 VETËM BARAZIM 0 – 0 NDAJ PARTIZANIT

Pas humbjes javën e kaluar ndaj Shkëndisë së Tiranës, Vllaznia U19 për të dytën javë nuk arrin dot të fitojë. Edhe në ndeshjen e rradhës, ajo nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 0-0 ndaj Partizanit.

Në “Reshit Rusi” futbollistët e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani nuk kanë zhvilluar një ndeshje të mirë dhe për rrjedhojë, i kanë munguar edhe rastet e shënimit në portën kundërshtare. Mungesat e Muliut dhe Smajlit si dhe gjendja jo e mirë fizike e 2-3 lojtarëve të tjerë, ka ndikuar në lojën e ekipit shkodran.

Partizani nga ana e tij u mundua të mbrohej me shumë forca dhe herëpashere me anë të kundërsulmit, tentoi të rrezikonte portën e Kaçajt por nuk ia doli dot. Shkodranët në fakt kanë pretenduar edhe për dy 11-metërsha, por nuk ka qenë i këtij mendimi arbitri Shahini. Përfundimisht 0-0 dhe dy ekipet ndajnë nga një pikë duke ruajtur të njëjtat pozita në tabelën e renditjes.

Për Vllaznia U19 ky barazim në fakt ndikon në njuëfarë mënyre sepse mund t’i rrezikojë vendin e parë të renditjes, megjithatë ekipi është brenda objektivit dhe jo vetëm e ka siguruar daljen në play-off, por është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion.

Ashtu siç do të tentojë të fitojë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës.

Ndërkohë Vllaznia U17 ndeshjen e rradhës e ka luajtur në Durrës ndaj Shkëndisë dhe e ka fituar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar mesfushori Matia në pjesën e dytë të saj, duke i dhënë tre pikë me shumë vlerë ekipit shkodran.

Megjithatë, Vllaznia U17 duket sërish shumë larg zonës play-off, por nëse vazhdon të fitojë, edhe ajo mund të jetë e arritshme, por gjasat janë të pakta që të ndodhë kështu.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …