Saturday , 27 November 2021

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA – ERZENI TË PREMTEN NË SHKODËR

Pasditen e së premtes, pikërisht në orën 16.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës do të zhvillohet një ndeshje shumë interesante e vlefshme për kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj.

Vllaznia do të presë Erzenin e Shijakut, një nga ekipet më të mira të vendit prej disa vitesh. Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i ekipit shkodran Artan Kalaja në një prononcim për mediat, e ka vlerësuar si shumë të fortë atë, por nga ana tjetër, ka premtuar se Vllaznia do të bëjë më të mirën e saj për të dalë me sukses nga ky ballafaqim…

Po të premten, në Shkodër do të zhvillohet një ndeshje shumë interesante edhe në volejboll për femra ku në “Qazim Dervishi” do të ndeshen dy ekipet kryesuese të kampionatit, Vllaznia dhe Skënderbeu.

Kjo ndeshje do të startojë në orën 13.00 dhe ekipi shkodran padyshim që do të kërkojë fitoren.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …