VOLEJBOLL/ VLLAZNIA HUMBET 3 – 2 GJYSMËFINALEN E TRETË

Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ia ka dale dot te arrije objektivin e saj historik, daljen ne finale te kampionatit, por gjithsesi eshte eliminuar pas nje paraqitje mese dinjitoze duke e eliminuar vetem ne set final, pikerisht pas ndeshjes se trete gjysmefinale.

Ne takimin e luajtur pasditen e së martës ne kryeqytet, vajzat shkodrane jane mundur me rezultatin 3-2 nga Tirana e cila shkon kesisoj ne finale, nderkohe qe Vllaznia e mbyll ketu rrugetimin e saj. Ndeshja është shoqëruar nga një rivalitet i madh. Ishte Vllaznia ajo që e nisi në avantazh atë duke fituar setin e parë 25-23, por ndërkohë Tirana kundërpërgjigjet duke fituar të dytin 26-24 dhe duke barazuar gjithçka.

Megjithatë, Vllaznia nuk heq dorë nga pretendimet e saj dhe do të fitonte të tretin pas shumë këmbënguljesh në shifrat 28-26 duke rikthyer sërish ndeshjen në favorin e saj. Por në setin e katërt është Tirana që luan më mirë dhe e fiton atë 25-19 duke barazuar numrin e seteve në 2-2 dhe duke e çuar takimin në set final.

Ky i fundit nisi me pikën e parë për Vllazninë, por më pas ka disa barazime njëri pas tjetrit, deri ekipi shkodran do të udhëhiqte 7-5. Por vetëm kaq. Përvoja e volejbollisteve të Tiranës do të dilte në skenë dhe si rrjedhojë ata e kanë përmbysur rezultatin.

Vllaznia mundohet te reagoje dhe e ngushton diferencen ne 12-10, me pas 13-11 dhe ne fund eshte Tirana qe fiton 15-11 duke fituar kesisoj krejt ndeshjen 3-2 dhe duke shkuar ne finale. Pavarësisht këtij fakti, paraqitja e ekipit shkodran në këtë kampionat meriton vërtetë përgëzime sepse ka patur një ecuri të shkëlqyer pavarësisht pesë largimeve që ka patur nga rradhët e tij në fillim të sezonit.

Lexoni dhe kete

KUKËSI – VLLAZNIA, SFIDA HAPËSE E JAVËS SË 32-të

Vllaznia prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të …