Saturday , 27 November 2021

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA HUMBET GJYSMËFINALEN E PARË

Vllaznia e volejbollit të femrave e ka humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të kampionatit, atë ndaj Tiranës, të luajtur pasditen e së premtes në kryeqytet, por duhet thënë se ka zhvilluar një ndeshje vërtetë dinjitoze. Ekipi i drejtuar nga trajnerja Nora Deda e ka filluar në mënyrën më të mirë te mundshme kete ndeshje. Ai ka fituar setin e pare me rezultatin 25-21.

Nje start qe dha premisat e nje fitoreje te mundshme por nuk ka ndodhur keshtu. Ne setin e dyte loja ka qene shume e forte por ne fund ka qene Tirana e cila e ka fituar ate 25-23 duke barazuar numrin e tyre ne 1-1. Nga kjo fitore e ketij seti, vajzat bardheblu moren zemer dhe fituan lehtesisht te tretin 25-12 duke kaluar ne avantazh ndeshjen.

Vllaznia u mundua te rifutej ne loje dhe ne setin e katert ka serish shume rivalitet, por ne fund eshte serish Tirana qe e fiton ate 26-24 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Vajzat shkodrane ne kete menyre e kane humbur gjysmefinalen e pare dhe tashme jane ne pritje te gjysmefinales se dyte qe do te zhvillohet pasditen e së dielës ne Shkoder dhe nisur nga paraqitja e djeshme, ka shume shprese qe ata te fitojne dhe te shkojne ne ndeshjen e trete dhe te fundit gjysmefinale per te percaktuar me pas ekipin finalist te kampionatit.

Ekipi kuqeblu gjatë këtij sezoni ka treguar se pavarësisht 5 largimeve nga rradhët e tij, sërish ka krijuar një kolektiv të shkëlqyer lojtaresh, të cilat duke punuar fort në stërvitje nën drejtimin e trajnerëve Deda e Dodani, ia kanë dalë të ndërtojnë një ekip konkurrues.

Pak ditë më parë ai fitoi edhe ndaj Barleti Volej, një prej skuadrave më të mira të kampionatit dhe për këtë arsye, ka shpresa se mund të fitojnë edhe ndaj Tiranës ditën e dielë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA ME PËRBËRJE TË PLOTË NDAJ LAÇIT

Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë …